Lajme
Gjermania i dërgon 4 mijë dronë në Ukrainë
Gjermania ka financuar “një dërgesë të fshehtë” prej 4 mijë dronëve në Ukrainë. Vendi kishte porositur dronë me inteligjencë artificiale në shtator nga kompania Helsing, të cilët janë paguar përmes një fondi të qeverisë gjermane.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka konfirmuar dërgesën, duke theksuar se është i lumtur se kjo po ndodh, kur kërkesat janë rritur dukshëm, shkruan Bild.
Dronët, të cilët njihen si “mini Taurus”, kanë marrë emrin e raketave më rreze të gjatë veprimi që kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar të sigurojë për Ukrainën, pavarësisht presioneve të mëdha për ta bërë një gjë të tillë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Gjermania është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, por qëndrimi për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi ka mbetur i pandryshuar te kancelari gjerman.
E-Diaspora
-
Gërvalla flet në Cyrih për rolin e mediave të diasporës në ruajtjen e identitetit Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve shqiptarë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore, si...
-
Një histori dashurie shqiptaro-gjermane, në qendër të romanit “Hanna”
-
Gërvalla dhe Kurti, në tubimin e Partisë “Guxo”, në Kreuzlingen, Zvicër
-
Garazhi i tetovarit me odë pritjeje për klientë
-
Zvicër: Premiera e filmit “Trouble Shooters” me protagonistë kryesorë Blerim Destanin dhe Noizyn
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 700,000 njerëz kanë ndërruar shtëpinë në Zvicër, gjatë vitit 2023 Në Zvicër, 9.3% e popullsisë u zhvendos në vitin 2023. Kjo ishte shkalla më e ulët...
-
PostBus do të fillojë pranimin e pagesave me kartë krediti
-
Nisma “Jo Zvicrës së 10 milionë njerëzve”, pritet të dalë për votim në 2025-ën
-
Zvicra po shqyrton mundësinë për vendosjen e “taksave të migracionit” për punëtorët e huaj
-
Raporti: A u llogaritën gabimisht shpenzimet për financimin e AHV-së?