Kosova
Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë heqjen e dinarit
Qeveria e Gjermanisë i ka kërkuar Kosovës të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme, mes shqetësimeve se masa mund të përkeqësojë tensionet etnike, duke ndërprerë qasjen e parave të gatshme për serbët etnikë në veri të vendit, transmeton albinfo.ch.
“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e hyrjes në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, ka thënë në Berlin para gazetarëve Christiane Hoffmann, zëvendës zëdhënëse e qeverisë.
Sipas saj, çështja është një vendim sovran i Kosovës, teksa Hoffmann e quajti këtë lëvizje një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje, shkruan Bloomberg.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që, përkundër disa përparimeve të fundit, “tash duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm” në dialogun e normalizimit midis dy vendeve të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
“Bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët, paqësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe qeveria federale ka interes që kjo të ndodhë. Nuk ka rrugë tjetër për të përfunduar rrugën e BE-së si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”, tha Hoffmann.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










