Shqipëria
Gjermania investoi 1 miliard euro në Shqipëri
Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka përshëndetur 30-vjetorin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin që celebroi këtë përvjetor, ministri theksoi si sfidë të qeverisë rritjen e investimet e huaja duke shtuar se ka ende hapësira për investitorët gjermanë.
“Gjermania është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me një volum shkëmbimesh në masën 464 milionë euro në vitin 2017. Janë mbi 190 kompani gjermane prezente në ekonominë shqiptare. Një sfidë e kemi kur vjen fjala për te investimet e huaja. Stoku i investimeve të huaja gjermane në Shqipëri në fund të vitit 2017 është vetëm 116 milionë euro, pra kemi një hapësirë të pafundme për të zgjeruar investimet gjermane. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, e jona, për të bërë të mundur që vendi të jetë dhe sektorët të jenë atraktivë për kompanitë gjermane”, është shprehur Ahmetaj, raporton ‘Scan’.
E pranishme, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schutz konfirmoi mbështetjen edhe në të ardhmen për të kontribuuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të vendit.
“Gjermania ka investuar me miliona euro nëpërmjet KFV DHE Giz për zhvillimin e projekteve të ndryshme si në atë energjetik, bujqësi, arsim, mjedis etj. Ka ende shumë sfida përpara dhe ka ende shumë projekte. Ne do vijojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt zhvillimit”, u shpreh Schutz, përcjell albinfo.ch.
Mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në 30 vite kap vlerën prej 1 miliard euro financime direkte dhe indirekte. 200 milionë euro financime vetëm gjatë viteve 2016 dhe 2017 si mbështetje për programet zhvillimore dhe 464 milionë euro shkëmbime tregtare vetëm gjatë vitit të kaluar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut