CH-Ballkani
Gjermania investon në Kosovë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme dhe në bazë të këtyre marrëveshjeve, Gjermania do të ofrojë mundësi shumë të mira për punë dhe e kthen Gjermaninë në Kosovë si një investitore premtuese për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se kanë nënshkruar dy marrëveshje me rëndësi në fushën e bashkëpunimit, njofton albinfo.ch.
Marrëveshja e parë është me Agjencinë e Punësimit e Gjermanisë (Bundesagentur für Arbeit), me përvojë 90 vjeçare, që do të ofrojë ekspertizë në themelimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, menaxhimin e politikave të punësimit, ka njoftuar vetë ministri Abrashi në “Facebook”.
Sipas kësaj marrëveshje parashihen shumë aktivitete të përbashkëta, në kuadër të partneritetit ndërmjet dy institucioneve.
Marrëveshja e dytë është me Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB) dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), marrëveshja e cila u ofron qytetarëve të Kosovës punësim, shkollim profesional dhe shkëmbim të përvojave në fushën e ndërtimtarisë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












