Të tjera
Gjermania kërkon sanksione për Dodikun
Bashkimi Evropian duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Bosnje e Hercegovina, tha të hënën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Baerbock, që mori postin e ministres së Jashtme javën e kaluar, u tha gazetarëve në Bruksel, se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja, ishin “të papranueshme”.
“Për mua personalisht kjo nënkupton që regjimi ekzistues i sanksioneve duhet të përdoret dhe kundër zotit Dodik”, tha ajo pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku ajo bëri presion për sanksionimin e Dodikut, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Komentet e saj vijnë pasi të premten, më 10 dhjetor, Asambleja e Republikës Sërspak miratoi një sërë hapash, që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht se Perëndimi ka paralajmëruar Republikën Sërpska kundër veprimeve të tilla.
Shtetet e Bashkuara veçse kanë vendosur ndalesë udhëtimi ndaj Dodikut dhe ia kanë ngrirë asetet. Po ashtu, Uashingtoni e ka kërcënuar Dodikun se do t’i vendosë edhe sanksione të tjera, nëse ai vazhdon të bëjë veprime që dobësojnë institucionet qendrore të Bosnjës.
Ideja që BE-ja të vendosë sanksione ndaj Dodikut ka mbështetjen e shumicës së 27 anëtarëve të bllokut, por vendimi për t’ia ngrirë asetet dhe për t’i vendosur ndalesa në udhëtime duhet të jetë unanim, dhe një vendim të tillë po e kundërshtojnë Hungaria dhe Sllovenia.
Në luftën e Bosnjës në vitet 1992-1995 u vranë mbi 100,000 persona dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi. Kjo luftë konsiderohet si lufta më e përgjakshme në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Lufta nisi pasi serbët e Bosnjës, me mbështetjen e ushtrisë jugosllave të udhëhequr nga serbët, tentuan që të krijonin territore të pastra etnike në Bosnje dhe qëllimi ishte që më pas serbët e Bosnjës t’i bashkoheshin Serbisë.
E-Diaspora
-
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos Në një forum ku vetëm një numër i kufizuar shtetesh kanë hapësira të dedikuara për prezantim,... -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm Drejtori i Zyrës Federale për Strehim (FOH), Martin Tschirren: "Shkaqet e mungesës së strehimit nuk mund... -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies













