Bota
Gjermania kthen arin në shtëpi
"Bundesbank" thotë se më shumë se gjysma e 3.378 ton ari gjerman të depozituara jashtë shtetit gjatë Luftës së Ftohtë në mënyrë që të mos bien në duart e Bashkimit Sovjetik është kthyer tashmë në vend
Gjermanët përfunduan me tërheqjen e të gjitha rezervave të tyre të arit nga Parisi dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha banka qendrore gjermane, “Bundesbank”.
“Bundesbank” ka zhvendosur rezervat e arit në vend jo sepse dyshon besueshmërinë e partnerëve të huaj, por arsyeja për këtë është se mbajtja e arit jashtë vendit është duke e komplikuar procesin e verifikimit të origjinalitetit të saj, përcjell albinfo.ch.
“Bundesbank” thotë se më shumë se gjysma e 3.378 tonë ari gjerman të depozituar jashtë shtetit gjatë Luftës së Ftohtë, në mënyrë që të mos bien në duart e Bashkimit Sovjetik, është kthyer tashmë në vend.
Operacioni, i publikuar në vitin 2013, përfundoi pothuajse tre vjet përpara afatit, që ishte më 2020. Sasia e tërhequr tani ruhet në kasaforta në “Bundesbank” në Frankfurt.
300 tonë janë tërhequr nga rezervat federale amerikane në Nju-Jork.
374 tonë metale të çmuar u tërhoqën nga Banka Qendrore franceze, ose 11% e të gjitha rezervave gjermane.
Transporti, i kryer në kushte rreptësishtë sekrete, i ka kushtuar “Bundesbank” 7,7 milionë euro.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania nuk kishte rezerva të arit, por ato u rivendosën pas vitit 1951 dhe tani kanë një vlerë tregu prej 120 miliardë eurosh.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf