Bota
Gjermania, me ligj do të lejojë të punohet nga shtëpia
Gjermania po harton një ligj që do ta bënte më të lehtë për punëtorët të mund të punojnë nga shtëpia, thotë Spiegel, përcjell albinfo.ch.
“Digjitalizimi i tregut të punës po ndryshon dhe ne duhet të synojmë që nga ndryshimet të përfitojnë edhe të punësuarit”, tha Beyner Boening nga Ministria Gjermane e Punës.
Sipas një studimi nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike, aktualisht vetëm 12 për qind e punonjësve herë pas here punojnë edhe nga shtëpia.
“Të punosh nga shtëpia është e mundur në rreth dyzet për qind të vendeve të punës në Gjermani”, tha studimi, duke deklaruar se pengesa më e madhe për përdorimin e gjerë të kësaj praktike është rezistenca nga shefat.
“Ne duam të vendosim ligjërisht të drejtën për të punuar nga shtëpia. Punëdhënësit do të duhet të vendosin një ndalim për të punuar nga shtëpia”, tha Boening.
Një ligj i tillë tashmë është në fuqi në Holandë.
Sipas studimit, duke punuar nga shtëpia sjell përparësi dhe disavantazhe për punonjësit. Është vërtetuar se ata që punojnë prej shtëpisë për një kohë të gjatë kanë një problem me ndarjen e punës dhe kohës private. Në të njëjtën kohë, ata që punojnë nga shtëpia janë të kënaqur me punën e tyre dhe tregojnë më shumë produktivitet sesa ato që gjenden në kompani.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














