Shqipëria
Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10 milionë euro
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Niko Peleshi nënshkroi të enjten në Tiranë, me zv.ambasadorin gjerman në Shqipëri, Johannes Dietrich marrëveshjen e financimit me vlerë 10 milionë euro, për “Përmirësimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave në zonat rurale në Shqipëri”.
Në këtë mënyrë, Gjermania dhe Shqipëria duan të krijojnë së bashku vende të reja pune në sektorin e bujqësisë dhe turizmit si dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës në zonat rurale të Shqipërisë, raportojnë mediat shqiptare.
Marrëveshja e Ministrisë së Bujqësisë me GIZ, e shtrirë në 4 vite, parashikon që vitin e ardhshëm të investojë për fermerët dhe zhvillimin rural rreth 2 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Përfitues janë para së gjithash gratë dhe të rinjtë në Alpet e Veriut të Shqipërisë si dhe prefekturat e Vlorës dhe Dibrës. Përveç kësaj, do të vazhdohet të mbështetet Ministria e Bujqësisë në përafrimin e direktivave kombëtare me standardet e BE-së si dhe në angazhimin e fondeve financiare të BE-së (IPARD).
Ministri Peleshi, vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e qeverisë gjermane në zhvillimin e sektorit rural në Shqipëri dhe u shpreh se, ky fond do të japë impakt kryesisht në diversifikimin e agroturizmit, ku qeveria ka nisur tashmë zbatimin e programit “100 fshatrat”.
Gjithashtu vlerësoi Peleshi, procesi që nisur tashmë për pajisjen e fermerëve me certifikatë të tokës bujqësore, i hap rrugë zhvillimit të tregut të tokës dhe përfitimit nga fondet e Programit IPARD.
Zëvendësambasadori Johannes Dietrich theksoi se “përmes vizitave në rajone të ndryshme të vendit tuaj kam mundur të krijoj vetë një ide se si fermerët përmes granteve dhe ekspertizës gjermane kanë mundur të rrisin në sasi dhe cilësi prodhimet e tyre. Me ndihmën tonë për shenjimin dhe komercializimin e shtigjeve dhe ka përfituar edhe turizmi në zonat rurale. Kjo është baza e sukseseve, mbi të cilën duam të ndërtojmë projektin e ri”.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme














