Kosova

Edhe Ardiana Matoshi do të bëhet deputete

Ardiana Matoshi ka marrë gjithsej 10 mijë e 359 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë, bindshëm më shumë se partitë e tjera, shkruan albinfo.ch.

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Matoshi, e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë gjithsej 10 mijë e 359 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.