Lajme
Gjermania, nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak të NATO-s

Gjermania do të presë dislokimin më të madh të forcave ajrore të NATO-s mbi Evropë në historinë e aleancës.
Stërvitja Air Defender 23 është planifikuar të nisë të hënën. Ajo do të përfshijë 10.000 pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende.
Stërvitjet janë krijuar për të simuluar një përgjigje ndaj një sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s. SHBA do të dërgojë 100 avionë dhe 2000 personel për të marrë pjesë në stërvitje, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Ne po tregojmë se territori i NATO-s është vija jonë e kuqe, se jemi të përgatitur të mbrojmë çdo centimetër të këtij territori”, tha gjeneral-lejtënant i Forcave Ajrore Gjermane. Por komandanti këmbënguli se stërvitja ishte krijuar për të dëshmuar një qëndrim “mbrojtës” ndaj Rusisë.
Ambasadorja e SHBA në Gjermani tha se stërvitjet do të përbëjnë një shfaqje “mbresëlënëse” të forcës ndaj vendeve të tjera në botë. Ndërsa stërvitja është planifikuar për disa vjet, pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 e ka shtyrë NATO-n të përgatitet seriozisht për mundësinë e një sulmi në territorin e saj. Suedia, e cila shpreson të bashkohet me aleancën, dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje.
Zyrtarët parashikojnë se për shkak të stërvitjes, do të ketë ndërprerje të vogla të fluturimeve civile.
E-Diaspora
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri Organizata e Studentëve dhe Alumni-ve Shqiptarë nga Berlini ka zhvilluar një projekt me këtë temë, i...
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
Jeta në Zvicër
-
Shtatori i vitit 2023, më i ngrohti në historinë e Zvicrës Shtatori i vitit 2023 do të hyjë në histori si më i ngrohti që nga...
-
Katër rregullat e reja në trafik që duhet t’i dini
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Ndërpritet trafiku hekurudhor mes Bazelit dhe Mulhouse
-
90 deputetë mbrojnë interesat në sektorin e shëndetësisë