Lajme
Gjermania: Nuk ka azil për kosovarët
Ambasadorja Viets: "Asnjë kërkesë për azil e kosovarëve nuk do të pranohet"
Ndonëse e kupton gjendjen që ka shtyrë ksoovarët për të marrë rrugën e eksodit, ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets ka thënë se vendi i saj nuk jep azil për ta. Ambasadorja. Qeveria e Kosovës dhe vendet e BE-se të prekura nga emigrimi i kosovarëve, kanë ndërmarrë masa të cilat kanë ndikuar në uljen e numrit të emigrantëve, ditëve të fundit.
Ajo në një intervistë për Radio Kosovën ka përsëritur edhe një herë se asnjë kërkesë për azil e kosovarëve nuk do të pranohet. Ambasadorja Viets ka folur edhe për mbështetjen e Gjermanisë, për Kosovën.
“Kemi konstatuar se ka një lidhshmëri në mes të gjendjes ekonomike dhe të dëshpërimit të qytetarëve, të cilët si pasojë e kanë zgjedhur rrugën duke kërkuar fatin e tyre për një jetë më të mirë në Perëndim. Më lejoni që të them se, Gjermania do ta mbështes Kosovën ashtu siç e ka mbështetur edhe në të kaluarën”, tha ajo.
Ambasadorja Angelika Viets ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarëve, të cilin e ka lidhur edhe me mungesën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne e kuptojmë edhe zemërimin e kosovarëve se banorët e vendeve të tjera kanë liberalizim të vizave e kosovarët nuk kanë, mirëpo kjo është çështje e Qeverisë së Kosovës, e institucioneve të këtushme në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Mund të them që perspektiva për liberalizim të vizave është, pra ekziston. Notat që Kosovës i janë dhënë për sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk janë të kënaqshme”, tha ajo.
Ajo ka potencuar edhe zhvillimin në sektorin e energjisë dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të mesme, të cila sipas saj do të ndikojë në ngritjen ekonomike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













