Kosova
Gjermania, pa koment, hesht për zgjedhjet në SHBA
Ani pse në Gjermani është parë me shqetësim rizgjedhja e Trumpit, qeveria gjermane ka preferuar të mos bëjë asnjë koment mbi zgjedhjen, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se ekzekutivi ka besim në traditën demokratike dhe institucionet e sundimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pa rezultat përfundimtar, qeveria po ndjek gjithçka nga afër, por nuk e komenton gjendjen. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të miqësisë me SHBA-në, Stefan Liebich (E Majta), nuk është i befasuar nga popullariteti i Trumpit. Duhet të mbahet parasysh se Trump është më popullor në SHBA sesa kishin shpresuar shumë në Gjermani, tha ai. Edhe nën Biden, gjithçka nuk do të ishte si më parë, i tha Liebich, radios SWR. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët tha se blloku 27 vendesh është i gatshëm të ndërtojë partneritet të fortë transatlantik.
“Populli amerikan foli. Derisa presim për rezultatin, BE-ja është e gatshme të vazhdojë ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik, të mbështetur në historinë dhe vlerat tonë të përbashkëta”, shkroi ai ne rrjetin social Twitter. Ndërsa Bashkimi Evropian po pret rezultatin, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, shkroi në Twitter se “është e qartë se qytetarët amerikanë zgjodhën Donald Trumpin”. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, refuzoi të komentojë qëndrimin e kryeministrit slloven, por paralajmëroi rreth ndërhyrjeve në procesin që vazhdon.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












