Lajme
Gjermania po përjeton pandeminë e të pavaksinuarve
Vala e katërt është në fuqi të plotë në Gjermani, thotë ministri gjerman i shëndetësisë
Gjermania po përjeton pandeminë e të pavaksinuarve. Kështu deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili shtoi se në disa rajone vendet e terapisë intensive janë sërish pothuajse të pamjaftueshme”.
Sipas tij, vala e katërt është në fuqi të plotë në Gjermani.
“Pandemia nuk është aspak e rreme. Të duash të mbyllësh gjendjen e jashtëzakonshme pandemike nuk do të thotë aspak se pandemia ka mbaruar. Vala e katërt është këtu me fuqi të plotë. Ne po përjetojmë një pandemi të të pavaksinuarve dhe është masive, me infektime në rritje”, tha Spahn, transmeton A2 përcjell Albinfo.ch.
Në 24 orët e fundit ka pasur 194 vdekje nga Covid-19 përkundër 114 të një jave më parë. Alarmi është ngritur nga presidenti i institutit gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, në një konferencë për shtyp në Berlin.
“Vala e katërt zhvillohet pikërisht ashtu siç e kemi imagjinuar, pikërisht sepse shumë nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit ka pasur 194 vdekje nga Covid, një javë më parë ishin 114” ”, tha Lothar Wiele.
Gjermania dëshiron të përshpejtojë tërheqjen e vaksinave me dozën e tretë, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke marrë si model Izraelin, “i cili ka arriti të ulë kurbën e përfitimit falë dozës së tretë”.
Ministri Spahn kërkoi më shumë kontroll të Green Pass në restorante, muze dhe vende publike ku kërkohet.
Edhe Rusia po përballet me përkeqësimin e krizës pandemike. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 1189 persona nga Covid. Ky është numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Luftën kundër virusit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












