Lajme
Gjermania shton fushatën e vaksinimit përballë valës së katërt të koronavirusit
Politikanët dhe shoqatat gjermane po promovojnë vaksinimet kundër COVID -19 me energji të shtuar, ndërsa viti i ri shkollor po afrohet dhe interesi ndaj vaksinave po zbehet
Kandidati për kancelar i Socialdemokratëve (SPD), Olaf Scholz tha se “personat tashmë të vaksinuar duhet të bëjnë më shumë për të inkurajuar të tjerët që të ndjekin shembullin e tyre”.
“Ne duhet t’i bindim miqtë tanë që të vaksinohen. Kjo është një çështje që prek secilin prej nesh”, shtoi Scholz
Ndërkohë, kreu i SPD, Saskia Esken dhe Shoqata Gjermane e Qyteteve bënë thirrje për fushata vaksinimi në shkolla, sapo të fillojë viti i ri akademik, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani, 51 për qind e gjermanëve janë vaksinuar plotësisht, por shkencëtarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të parandaluar një valë të katërt të rasteve, veçanërisht duke pasur parasysh variantin Delta, që është më i transmetueshëm.
Ritmi i vaksinimit është, gjithashtu, i ngadaltë, me rreth gjysmë milioni doza të administruara përgjithësisht çdo ditë të caktuar, nga 1,5 milionë në maj dhe qershor.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












