Lajme
Gjermani: Sistemi i ventilimit, në funksion të luftimit të Covid-it
Qeveria gjermane është duke investuar 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllim të luftimit të koronavirusit.
Grantet do të shkojnë për përmirësim të qarkullimit të ajrit në zyra publike, muze, teatro, universitete dhe shkolla, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Kompanitë private ende nuk kanë qasje në këto fonde.
Viruset përhapen nga stërpika të vogla, të cilat lirohen nga njerëzit e infektuar, sidomos kur teshtijnë apo kolliten.
Studimet sugjerojnë se ato mund të mbesin në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, transmeton BBC.
Moti i ftohtë krijon më shumë rreziqe për njerëzit, sepse ata kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
Qëllimi kryesor është thënë të jetë përmirësimi i sistemeve aktuale të kondicionerëve në vend të instalimit të sistemeve të reja, që kushtojnë më shumë.
Qeveria gjermane po ashtu ka thënë se dëshiron që shkollat të cilave iu mungojnë sistemet e kondicionerëve, të paktën të pajisjen me filtrues mobilë të ajrit.
Por ekspertët gjermanë thonë se aparaturat që lirojnë drita UV, jonizim dhe ozon mund të mos jenë efektive kundër koronavirusit dhe në disa raste madje të përkeqësojnë kualitetin e ajrit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














