Lajme
Gjermania tronditet pas vdekjes së policit nga sulmi me thikë
Ndërroi jetë polici i lënduar, i sulmuar të premten në Manhaim. Policia po ruante një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa, kur agresori sulmoi 6 vetë, mes tyre edhe policin. Motivi i sulmit ende mbetet i paqartë.
Pas sulmit me thikë të premten në sheshin e tregut në Manhaim, polici i lënduar rëndë ndërroi jetë në spital. Këtë e bënë të ditur prokuroria, presidiumi i policisë së Manhaimit dhe zyra e kriminalistikës së landit. Agresori e goditi me thikë disa herë policin në pjesë të kokës. Megjithëse ai u operua me urgjencë dhe u vendos në gjendjen e komës artificiale, polici nuk i mbijetoi sulmit.
Presidenti gjerman, Steinmeier, pas vdekjes së policit u shpreh i shokuar, duke theksuar se dhuna rrezikon atë që e ka bërë demokracinë tonë të fortë. “Kështu nuk vazhdohet më”. Presidenti gjerman u shpreh ” se ka shqetësim tzë madh për brutalizimin e ballafaqimit politik dhe rritjen e gatishmërisë për dhunë në vendin tonë”.
Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh i tronditur pas humbjes së jetës të policit. “Më trondit thellësisht, që nëpunësi i guximshëm i policisë pas sulmit në Manhaim ndërroi jetë nga lëndimet”, shkroi Scholz në platformën X. “Angazhimi i tij për sigurinë meriton nga të gjithë ne mirënjohjen më të madhe. Jam në këto orë të hidhura në mendime tek familja e tij dhe të gjithë ata që mbajnë zi për të”.
Dhimbje dhe zemërim ka pasur edhe në radhët e policisë. Sindikata Gjermane e Policisë reagoi e tronditur. “Dhuna që hasim përditë është pa asnjë hezitim brutale, antihumane dhe shpesh vdekjeprurëse”, tha kreu i sindikatës së landit, Ralf Kusterer- Fushatat kundër urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes nuk i prekin as me afërsi problemet që ndeshim ne përditë.
Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Autori i sulmit, një 25 vjeçar afgan, i lindur në Afganistan, ardhur në Gjermani në vitin 2014 si minoren është ende i paaftë për t’u marrë në pyetje. Ai u qëllua nga policët gjatë sulmit. Deri më tani emri i tij nuk figuronte tek policia. Afgani është i martuar, ky dy fëmijë dhe jeton në Hepenheim.
Sulmi ndodhi të premten gjatë një demonstrate të një organizate kritike ndaj islamit në një nga sheshet e Manheim-it. Policia po ruante një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa kur agresori sulmoi 6 vetë, mes tyre edhe policin. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë civilët që përpiqen të nënshtrojnë sulmuesin dhe ai godet me thikë një oficer policie. Një tjetër oficer policie përfundimisht qëlloi sulmuesin, ndërsa ai po luftonte me një burrë tjetër. Michael Stürzenberger, një kritik i hapur i fesë islame, nga organizata “Pax Europa” ishte planifikuar të fliste në këtë miting, si pjesë e turneut të tij “Sytë e hapur”. Në mesin e të plagosurve ishte edhe Stürzenberger, 59 vjeç./DW
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












