Lajme
Gjermania përgatitet për spektaklin e fishekzjarrëve
Priten shpenzime marramendëse
Është bërë e ditur se në Gjermani kanë filluar përgatitjet për shfaqjen e Vitit të Ri në mënyrën e saj tradicionale, me fishekzjarre, raketa dhe kapsolla.
Thuhet se shitjet e fishekzjarreve filluan zyrtarisht sot, tri ditë përpara natës së Vitit të Ri dhe dihet se gjermanët janë konsumatorë të mëdhenj të tyre.
Ashtu si shfaqjet zyrtare të fishekzjarreve në kryeqytete të tjera të botës, qytetarët në Berlin dhe qytete të tjera njihen për hedhjen e fishekzjarreve në rrugë.
Nga ana tjetër, duhet cekur se sipas një studimi të kompanisë së sondazheve, YouGov, një në 10 persona në Gjermani shpenzon mbi 50 euro për fishekzjarret e Vitit të Ri. Tre për qind e të anketuarve deklaruan se shpenzojnë mbi 100 euro.
Megjithatë, për disa, këto shpenzimet nuk përfundojnë mirë. Spitalet në Berlin shpesh përgatisin salla shtesë, me pritshmërinë se gjatë festimeve të Vitit të Ri mund të ketë incidente të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














