Integrimi
Gjermanisë i duhen 500 mijë të huaj në vit për të siguruar mirëqenien
Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot
Për të siguruar vazhdimësinë e potencialit për rekrutim të fuqisë së punës si dhe për sigurimin e mirëqenies në vend, Gjermania deri në vitin 2050 ka nevojë për pesëqindmijë migrantë në vit. Këtë shifër e ka nxjerrë një studim i realizuar nga fondacioni gjerman Bertelsmann, i publikuar këto ditë.
Faktori kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje është ai demografik, transmeton albinfo.ch studimin në fjalë.
«Ne (gjermanët) po bëhemi gjihnjë më të vjetër dhe po mbetemi gjithnjë më pak. Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot. Dhe kjo nënkupton një kthim mbrapa ose një ulje prej rreth 36 për qind ka thënë Matthias M. Maer nga fondacioni Bertelsmann.
Tëkurrja e shpejtë e potencialit të fuqisë punëtore mund të sjellë probleme serize në vend. Veç tjerash do të rrezikohej financimi i sistemeve të sigurimit social.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë