Lajme
Gjigantët e teknologjisë kanë filluar zhvendosjen e prodhimit nga Kina
Me luftën tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, e filluar vitin e kaluar dhe shpërthimin e koronavirusit, firmat amerikane të teknologjisë, si Apple, Microsoft dhe Google, kanë filluar të lëvizin prodhimin në shtetet e tjera jashtë Kinës, si ekonomia e dytë më të madhe në botë.
Por, siç duket, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi tashmë prodhimi nga Kina është shumë më i ngulitur në zinxhirët e furnizimit amerikan se kurrë më parë.
Megjithatë, tashmë vëmendja e gjigantëve teknologjikë është kthyer nga Vietnami dhe Tajlanda, si dy vendet me potencialin më të lartë.
Google dhe Microsoft po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të zhvendosur prodhimin e pajisjeve kompjuterike në pjesë të tjera të Azisë. Problemi për të gjitha këto vende është se lëvizja e zinxhirëve të furnizimit do të jetë një detyrë e vështirë dhe Kina do të duhet të luajë një rol të madh. Kjo mund të nënkuptojë që rreziku është shumë më i lartë.
Google është i vendosur të fillojë prodhimin e një telefoni të mençur të ardhshëm me kosto të ulët, që përflitet se quhet Pixel 4a, në Vietnam, menjëherë në muajin prill, ndërkohë që edhe iPhone i ardhshëm do të prodhohet gjithashtu në gjysmën e dytë të vitit.
Nga ana tjetër, Google ka kërkuar gjithashtu nga një partner prodhues në Tajlandë të përgatisë linjat e prodhimit për të ashtuquajturat produkte të saj “të zgjuara” shtëpiake, ndërkohë që Microsoft po shpreson të fillojë në Vietnam në tremujorin e dytë prodhimin e linjës së tij të kompjuterëve dhe tabletave, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












