Futboll
Gjimshiti: E pabesueshme çfarë kemi arritur
Berat Gjimshiti iu bashkua Atalantës kur ata luftonin për të shmangur rënien dhe tani është një fitues i Ligës së Evropës. “La Dea” ishte në statusin e “skuadrës së dobët” që shkoi në finalen e Ligës së Evropës në Dublin të mërkurën në mbrëmje, pasi Bayer Leverkusen ishte i pamposhtur në 51 ndeshje dhe fitoi titullin e kampionit në Bundesligë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ishte një paraqitje totalisht dominuese, pasi het-triku i Ademola Lookman vulosi një fitore 3-0. “Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment, vështirë se mund ta kuptoj se çfarë bëmë”, tha Gjimshiti për “Sky Sport Italia” pas ndeshjes.
“Një sukses kaq i madh, veçanërisht pasi humbëm finalen e Kupës së Italisë një javë më parë dhe disponimi ynë nuk ishte i mirë, pasi nuk luajtëm mirë. Megjithatë, për momentin nuk më intereson që i humbëm ato tri finalet e tjera, sepse fituam këtë!”, shtoi reprezentuesi shqiptar.
Edhe pse ai ishte kapiten atë natë, Gjimshiti ia dorëzoi trofeun Marten de Roonit dhe Rafael Toloit për ta ngritur.
“Kam qenë këtu për tetë vjet dhe kam qenë kapiten sonte, por Toloi dhe De Roon janë përpara meje. Isha krenar të dija se do të mbaja shiritin sot, por të gjithë japin gjithçka. Ne luajtëm kaq mirë sonte dhe e merituam plotësisht, nuk kishte asnjë dyshim këtë mbrëmje. Ndoshta motoja e tifozëve ‘përtej rezultatit’ ishte sepse nuk fituam kurrë! Por ata na mbështetën vazhdimisht, edhe në finalet e humbura, dhe të gjithë e meritojnë këtë sukses”.
Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm për Atalantën, e cila është transformuar totalisht nga trajneri Gian Piero Gasperini që nga ardhja e tij në vitin 2016.
“Kur erdha për herë të parë, Atalanta po luante për të shmangur rënien”, përfundoi Gjimshiti.
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













