Sport
Gjimshiti, premtime të mëdha para ndeshjes me Armeninë
Kombëtarja Kuq e Zi ka edhe pak shpresa për të realizuar ëndrrën e të gjithë shqiptarëve që të jenë pjesë e kampionatit evropian.
Edhe pse të zhgënjyer për pranimin e dy golave në minutat shtesë nga Serbia, lojtarët shqiptarë ende premtojnë se do të japin maksimumin për të dërguar Shqipërinë në “Francë 2016”, njofton albinfo.ch.
Një premtim të madh ka bërë edhe mbrojtësi i kombëtares dhe FC Zurichut, Berat Gjimshiti. Lojtari me prejardhje nga Lugina e Preshevës ka shkruar në rrjetin e tij social se lojtarët e Shqipërisë do të japin edhe frymën e fundit për të arritur fitoren në fushën e Armenisë:
“Të dielën kemi dy mundësi: O do të fitojmë, o do të vdesim në Armeni”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














