Bota
Gjithnjë e më shumë të huaj të pastrehë në BE
Dimri vjen dhe me të edhe të ftohtët. Ai që nuk ka çati mbi kokë, atë e presin kohë të vështira. Gjithnjë e më shumë nga këta njerëz vijnë në Gjermani nga shtetet e tjera të BE-së.
“Në vitin 2011 kemi pasur rreth 11 përqind persona të pastrehë nga shtetet e BE. Ndërkohë ky numër ka arritur në 25 përqind”, thotë Petra Fuhrmann, e cila kujdeset për të pastrehët për Qendrën Sociale të Diakonisë në Essen, shkruan “Deutche Welle”.
“Në fakt ne nuk jemi përgjegjës për të pastrehët nga shtete të tjera të BE-së. Kështu është përcaktuar në Kodin Social. Por, në fakt mungon një pikë kontakti e rregullt për migrantët. Ne sigurojmë ushqim përmes kuzhinës së supës, nganjëherë edhe strehimi për natën ose mundësinë për të bërë dush”, përcjell albinfo.ch.
Shumica e migrantëve të pastrehë nga BE në Gjermani vijnë nga Rumania, Bullgaria dhe Polonia.
Shumë njerëz vijnë me përfytyrime të gabuara në Gjermani, pa arsim dhe pa njohuri të gjuhës. Në Berlin ata jetojnë në çadra që i kanë sjellë me vete, në automjete ose 30 vetë në një dhomë. Ditën përpiqen të fitojnë para si punëtorë me mëditje. Atje edhe i shfrytëzojnë duke u dhënë paga të ulëta, shpesh pa sigurime sociale. Si shtetas nga BE në Gjermani ata vërtet kanë të drejtë që të kërkojnë punë në Gjermani, por nuk kanë të drejtë të marrin shërbime sociale.
Puna që bëjnë nuk arrin të llogaritet në shërbime që u siguron pagesën e të papunit dhe kur kanë jetuar më pak se pesë vjet në Gjermani, nuk kanë të drejtë të marrin ndihmën sociale Hartz IV. Meqenëse nuk janë refugjatë, ata nuk kanë të drejtë të as subvencione publike. Megjithatë, ky grup që po rritet, është relativisht i vogël në krahasim me grupin e migrantëve të BE nga shtetet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Megjithatë imigrantët e integruar nuk perceptohen thuajse fare – njerëzit që jetojnë në rrugë po.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












