Lajme

Gjuha “Schwiizertüütschi”, të mësohet në shkolla

Këshilltari i kantonit Vaud, David Raedler, ka marrë një iniciativë interesante. Ai po i bën thirrje qeverisjes kantonale që gjermanishtja në dialektin e Zvicrës të mësohet në shkolla. Kjo vjen pasi Raedler vlerëson se njohja e dialektit vendas do të ndihmonte studentët e Vaud-it në tregun e punës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Zvicra ka një numër të madh dialektesh dhe disa kantone ofrojnë edhe kurse të gjuhës gjermane në dialekt zviceran. Për shembull, shkollat në gjuhën frënge në kantonin e Berns. Në Gjenevë po ashtu nxënësit mund të ndjekin kursin “Ndërgjegjësimi për dialektet dhe kulturën gjermano-zvicerane”. Diçka të ngjashme po ashtu ka pasur edhe në Neuchâtel që nga viti 2020. Por shembull tjetër është rasti në kantonin e Valais, ku mësimi i gjuhës gjermane në dialektin e Zvicrës nuk u lejua më 2012, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.