Lajme
Gjukanoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit
Gjukanoviq ka qenë në qeverinë e Malit të Zi për rreth 20 vjet. Nuk janë njoftuar hollësi për motivet që shtynë atë të japë dorëheqje
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka njoftuar të martën se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i shefit të qeverisë malaziase. “Dua t’ju njoftoj se kam marrë vendim për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, ka thënë Gjukanoviq, njoftojnë agjencitë nga Podgorica.
Gjukanoviq, që ka qenë në qeverinë e Malit të Zi për rreth 20 vjet, ka thënë në një konferencë për gazetarë se do të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në pushtet.
Nuk janë njoftuar hollësi për motivet që shtynë Gjukanoviqin të japë dorëheqje, të paralajmëruar qysh muaj më parë. “Po largohem me ndërgjegje të pastër dhe me kokën lartë, i kënaqur me ato që kam bërë”, ka deklaruar ai.
Opozita thotë se Gjukanoviq la postin e kryeministrit nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka paralajmëruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pasardhësi i Gjukanoviqit, Igor Llukshiq, deri tash ka ushtruar funksionin e nënkryeministrit dhe të ministrit të Financave. Televizioni i Malit të Zi bën të ditur se Llukshiq do të bëjë ndryshime në qeveri.
Edhe nënkryeministri malazias, Svetozar Maroviq, ka konfirmuar se do ta braktis qeverinë.
E-Diaspora
-
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit Nga 24 deri më 26 korrik, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë pjesë e... -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
Jeta në Zvicër
-
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave Rreth 20 mijë banorë dhe vizitorë janë detyruar të largohen nga zonat e prekura nga zjarret... -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit










