Bota
Gjykata belge e përball me një tjetër rast të dyshuarin e sulmit në Paris
Një gjykatë në Belgjikë pritet të marrë vendim për Salah Abdeslam, të dyshuarin kryesor të sulmit në Paris që ka lënë të vdekur 130 persona në nëntor të vitit 2015.
Vendimi i 23 prillit nuk lidhet drejtpërdrejt me sulmet në Paris apo ato në Bruksel, ndonëse prokurorët supozojnë se Abseslam ka lidhje me përgjegjësit e të dyja masakrave, përcjell albinfo.ch.
Abdeslam, 28 vjeçar dhe ndihmësi i dyshuar, Sofien Ayari, 24 vjeçar, mund të përballen me 40 vjet burgim për tentim-vrasje përmes të shtënave me armë zjarri ndaj policisë belge dhe asaj franceze, të cilat kanë bastisur një vendtakim të dyshuar në një qytezë të Brukselit më 15 mars 2016, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Abdeslam është arrestuar më 18 mars të po atij viti, afër shtëpisë së familjes së tij në një lagje të varfër të Brukselit.
Vendimi do të merret nën masa të rrepta të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












