Lajme
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje
Dy persona fituan çështjen në Strasburg pasi autoritetet zvicerane nuk u siguruan ushqim në përputhje me bindjet e tyre etike. Zvicra do t’u paguajë 16 mijë euro dëmshpërblim
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Zvicrën për mosrespektimin e të drejtave të dy personave, të cilëve nuk iu ofrua ushqim vegan gjatë qëndrimit në institucionet shtetërore.
Njëri prej paditësve kaloi pothuajse një vit në paraburgim në një burg në Gjenevë, ndërsa tjetri u shtrua në mënyrë të detyrueshme në një spital psikiatrik në kantonin Vaud. Të dy kishin kërkuar ushqim plotësisht vegan, por kërkesat e tyre nuk u morën parasysh, transmeton albinfo.ch.
Në vendimin e saj, Gjykata në Strasburg vlerësoi se institucionet përgjegjëse nuk arritën të siguronin ushqim që ishte në përputhje me bindjet etike të dy personave, duke konstatuar shkelje të të drejtave të tyre sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Si rezultat i vendimit, Konfederata Zvicerane është obliguar t’u paguajë paditësve gjithsej 16 mijë euro, ose rreth 14.800 franga zvicerane, si dëmshpërblim për dëmin moral.
Rasti pritet të shërbejë si një precedent i rëndësishëm për mënyrën se si institucionet publike në Zvicër duhet të trajtojnë kërkesat për dieta të lidhura me bindjet etike dhe filozofike të personave që ndodhen nën kujdesin ose mbikëqyrjen e shtetit.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026










