Integrimi
Gjykata Federale jep vendimin: I mirintegruari mund të qëndrojë në Zvicër
Një argjentinas, i cili jetonte prej dhjetë vjetësh në Zvicër, mund të qëndrojë në Zvicër. Kështu ka vendosur në mënyrë të pazakontë Gjykata Federale, pasi personi vinte nga shtetet e treta dhe nuk kishte leje qëndrimi, shkruan srf.ch.
“Është në interesin ekonomik të vendit që persona të mirintegruar t’i mbajmë këtu”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës, përcjell albinfo.ch.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një argjentinas 41-vjeçar, i cili është martuar me një grua gjermane më 2004 dhe më pas u zhvendosën në Zvicër. Ai mori një leje qëndrimi, por më 2008 çifti u divorcua dhe Zyra Federale për Emigracion ia hoqi të drejtën e lejeqëndrimit.
Për të mos mbaruar këtu historia, ai gjeti më pas një të dashur zvicerane, por edhe kjo përfundoi shpejt. Pasi 41-vjeçari nuk dëshironte të lëshonte Zvicrën, vendosi çështjen ta dërgojë në Gjykatë, për të shmangur dëbimin.
Gjykata Rajonale në Cyrih nuk mori parasysh kërkesën e argjentinasit, por Gjykata Federale në Lausanë e korrigjoi atë me arsyetimin se “Zvicra ka interesa legjitime për të kontrolluar emigracionin, megjithatë kjo nuk vlen për personat të cilët kanë qëndruar rreth dhjetë vjet në Zvicër dhe janë të mirintegruar”.
Firmat zvicerane nuk kanë pse të humbin një punëtor të zellshëm dhe të kualifikuar, përcjell albinfo.ch. 41-vjeçari gjithashtu nuk ishte dënuar asnjëherë dhe kurrë nuk kishte përdorur ndihmën sociale.
Deri më tani Gjykata e Lausanës kishte parë vetëm pak raste pozitive si ky i lartpërmenduri. Me këtë vendim mund të gëzohen edhe shumë shqiptarë të diasporës, të cilët jetojnë prej vitesh në vendin helvet – mjaftojnë të moskeqpërdorin ndihmën sociale dhe të shmangin krimet.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












