Tematike
Gjykata Federale refuzon ankesën e kosovarit të dënuar për vrasjen në diskotekë
Ai qe dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Lartë Kantonale me 16 vjet e tre muaj burgim për vrasjen me dashje dhe për vepra të tjera të shumta penale
Janë zgjatur masat terapeutike spitalore për vrasësin e një rojeje të diskotekës në Grenchen, Solothurn. Gjykata Federale ka hedhur kështu poshtë ankesën e të dënuarit, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë (Kantonale) të Solothurnit.
Gjykata Federale ka konfirmuar zgjatjen e masës në fjalë, deri në maj të vitit 2022 për kosovarin 32-vjeçar, thuhet në tekstin e publikuar të vendimit të gjykatës në fjalë.
Personi në fjalë, i cili ka treguar vazhdimisht sjellje mosbindjeje në burg, qe dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Lartë Kantonale me 16 vite e tre muaj burg për vrasjen me dashje dhe për vepra të tjera të shumta penale, transmeton albinfo.ch. Ajo kishte hequr vendimin e shkallës së parë për vendosje në spital psikiatrik dhe kishte urdhëruar masën terapeutike stacionare.
Në një vendim të mëvonshëm, në shtator të vitit 2019, Gjykata e Qarkut Solothurn-Lebern kishte zgjatur masën për pesë vjet. Ai ishte ankuar kështu që Gjykata e Lartë, në prill të vitit 2020 i kishte shkurtuar zgjatjen e masës në fjalë në tre vjet.
Gjykata Federale: Nuk ka prognozë të favorshme…
Avokati i kosovarit pastaj ka atakuar vendimin e Gjykatës së Lartë Kantonale në Gjykatën Federale – dhe ka dështuar, siç mund të shihet nga gjykimi i Gjykatës Federale i publikuar të premten, transmeton albinfo.ch. Zgjatja e masës terapeutike stacionare nuk shkel ligjin federal, ka konstatuar Gjykata Federale.
Avokati ka theksuar në ankesë se masa në fjalë ishte urdhëruar edhe pse nuk kishte ambient të përshtatshëm për të. Masa, sipas tij, nuk është e realizueshme në institucionin korrektues të Solothurnit. Të gjitha institucionet e kësaj natyre gjithashtu kishin refuzuar të pranonin personin e dënuar.
Gjykata Supreme Federale në vlerësimet e saj thotë se personit të dënuar aktualisht nuk mund t’i jepet ndonjë prognozë e favorshme, transmeton albinfo.ch. Një lirim i kushtëzuar nga masa e përmendur e shtrimit nuk shtrohet fare për diskutim.
Në kontekstin e problemeve që janë shfaqur në të kaluarën, burgu në Solothurn nuk është optimal për zbatimin e masave, thuhet më tutje në vendimin e Gjykatës Federale. Autoritetet e zbatimit të ligjit planifikojnë transferimin në një klinikë psikiatrike forenzike sa më shpejt që sjellja e të dënuarit ta lejojë atë. Çështja e kujdestarisë shtrohet vetëm kur masa terapeutike anulohet për shkak të mungesës së perspektivës së shërimit.
Thikat përpara diskotekës “Luxory”
Goditja fatale me thikë ka ndodhur në natën e 3 prillit 2011 para diskotekës “Luxory” në Grenchen, Solothurn. Për shkak se një njeri i sigurimit të lokalit kishte mbyllur një mysafir i cili kishte shitur drogë, ai qe kërcënuar nga kolegët e tregtarit të drogës.
Njëri nga këta kolegë, kosovari atëherë 23-vjeçar, ishte tërbuar aq keq, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës sa që kishte marrë thikën dhe kishte goditur për vdekje rojën e diskotekës, përcjell albinfo.ch. Ai e kishte therur atë shtatë herë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)