Kosova
Gjykata Federale vendos për dëbimin e familjes kosovare nga Gjeneva: UPG reagon
UPG shprehet kundër "një politike migratore që, sipas tyre, po kriminalizon të huajt dhe po ndëshkon padrejtësisht komunitetin shqiptar"
“Vendimi i Gjykatës Federale për dëbimin e një familjeje kosovare nga Zvicra ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në mesin e forcave progresiste”, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga UPG, që është një organizatë politike e majtë, me bazë në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
“Unioni Popullor i Gjenevës (UPG) ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si të padrejtë dhe çnjerëzor, veçanërisht kur preken fëmijë të lindur dhe rritur në Zvicër”.
Në një deklaratë zyrtare, UPG bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm kundër kësaj padrejtësie dhe kundër një politike migratore që, sipas tyre, po kriminalizon të huajt dhe po ndëshkon padrejtësisht komunitetin shqiptar, i cili ka kontribuar në jetën shoqërore dhe ekonomike të Gjenevës për dekada.
“Si mund të pretendohet se këta fëmijë nuk janë të integruar, kur flasin rrjedhshëm frëngjisht, shkëlqejnë në shkollë dhe nuk kanë njohur kurrë një vend tjetër?” – thekson deklarata.
Ky dëbim, sipas UPG-së, është një shembull i një rigjiditeti administrativ të pashpirt, i cili sakrifikon të ardhmen e familjeve të tëra pa marrë parasysh realitetin e tyre njerëzor. Unioni Popullor kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet kantonale dhe federale për të ndalur këtë vendim dhe për të nisur një reformë të thellë të ligjeve migratore, transmeton albinfo.ch. Ata insistojnë se asnjë fëmijë i lindur në Zvicër nuk duhet të dëbohet nga vendi që e konsideron shtëpinë e tij.
Në fund, UPG nxit qytetarët, shoqatat dhe të gjitha forcat progresiste të angazhohen për të mbrojtur një Zvicër solidare dhe mikpritëse, duke kundërshtuar politikat e padrejta dhe diskriminuese që prekin më të dobëtit e shoqërisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














