Lajme
Përdhunuesi nga Kosova që ka mbaruar burgun duhet të mbahet në psikiatri
Gjykata Federale thotë: Ekziston rreziku për kryerje të veprave të mëtejshme penale kundër integritetit mendor dhe fizik të të tretëve
Për të katërtën herë, Gjykata Federale u desh të merrej me rastin e një personi, sot 40-vjeçar, që kishte përdhunuar një grua 23-vjeçare në vitin 2011, në Affoltern am Albis (ZH), transmeton albinfo.ch. Tani është e qartë: autori do të vazhdojë të mbahet në trajtim psikiatrik. Kështu thuhet në vendimin më të ri të publikuar sot nga Gjykata Federale.
Në ankesën e tij i dënuari kërkonte shkarkimin e ekspertit psikiatrik, shkruan sda.ch. Gjykata Federale e hodhi poshtë këtë kërkesë në një vendim të saj, të publikuar të hënën. Vendimi thotë se gjykata nuk ka dyshime rreth ekspertizës së bërë kështu që ajo është e vlefshme.
Tashmë është e qartë se i dënuari (i cili ka mbaruar me kohë dënimin prej 8.5 vjet burgim) duhet të mbahet në trajtim psikiatrik për shkak të tipareve të tij të personalitetit dhe kushteve të përgjithshme të tij të jetesës, transmeton albinfo.ch. Ekziston rreziku për kryerje të veprave të mëtejshme penale kundër integritetit mendor dhe fizik të të tretëve.
Në një ambient sportiv në vitin 2011, autori e kishte detyruar viktimën të kryente akte të ndryshme seksuale me të. Gjatë kësaj kohe ai kishte mbajtur një thikë me një teh të gjatë rreth 12 centimetra, në fytin e gruas, përcjell albinfo.ch. Për këtë ai qe dënuar me tetë vjet e gjysmë burg.
Në moshën 17-vjeçare po ky person kishte vrarë nënën e të dashurës së tij të atëhershme, duke e sulmuar me një thikë në qafë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë