Lajme
Gjykata hedh poshtë ankesën e Trumpit për rezultatin në Pensilvani
Ky vendim i kësaj gjykate është goditja e radhës që i bëhet përpjekjeve të Trumpit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ky vendim i kësaj gjykate është goditja e radhës që i bëhet përpjekjeve të Trumpit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Fushata e Trumpit kishte bërë këtë kërkesë në gjykatë më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se zyrtarët zgjedhorë në Pensilvani kishin trajtuar votimet me postë në mënyrë jo të duhur, andaj u kërkua nga gjykata që të ndërpriste certifikimin e rezultateve.
Por, më 27 nëntor, gjyqtari Spehanos Bibas tha se “këto pretendime kërkojnë edhe dëshmi. Ne nuk i kemi parë ato”.
Bibas, i cili ishte nominuar nga Trumpi për gjyqtar, në vendim shtoi se “zgjedhjet e lira dhe fer janë gjaku i demokracisë sonë. Akuzat për padrejtësi në zgjedhje janë serioze. Por, t’i quash zgjedhjet e padrejta, nuk i bën ato të tilla”.
Lidhur me këtë rast, ekipi i Trumpit mund ta apelojë vendimin duke e dërguar në Gjykatën Supreme.
Më herët gjatë kësaj jave, Pensilvania e certifikoi Bidenin si fitues, pasi fitoi më së shumti vota popullore. Sipas ligjit në këtë shtet, kandidati presidencial që fiton më së shumti vota popullore fiton po ashtu edhe 20 votat elektorale të Pensilvanisë.
Presidenti Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen dhe vazhdon të bëjë pretendime, të pabazuara, për mashtrime në zgjedhje.
Megjithatë, Trump tha më 26 nëntor se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Bidenin.
Më 23 nëntor, ka nisur edhe zyrtarisht procesi i trazicionit të Bidenit për në Shtëpinë e Bardhë.
Që të gjitha 50 shtetet e SHBA-së duhet të certifikojnë rezultatet përpara se Kolegji Zgjedhor të takohet më 14 dhjetor dhe të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me votimet, duhet të përmbyllen deri më 8 dhjetor. Biden ka fituar më shumë vota elektorale dhe vota popullore kundrejt Trumpit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














