Lajme
Gjykata i jep të drejtë klientit: Kuponi është i vlefshëm 10 vjet
Ankuesi doli të kishte të drejtë në gjykatë: Kuponi në fjalë për një udhëtim me fluturake është i vlefshëm për dhjetë vjet. Kjo periudhë nuk duhet të shkurtohet në dëm të klientit.
Nëse dikush për ditëlidnje ju ka paguar një pushim disa ditësh në ndonjë vend turistik dhe këtë e ka bërë duke ju dhuruar një kupon (Gutschein), gjithmonë ka ekzistuar rreziku që pas një kohe të mos mundesh ta shfrytëzosh atë. Kjo, përkundër faktit se ai duhej të vlente, sipas ligjit për 5 deri në 10 vjet, shkruan srf.ch.
Por, tash e tutje, kuponi është i vlefshëm për dhjetë vjet dhe ofertuesit nuk lejohen të shkurtojnë këto afate.
Një gjykatë në kantonin Solothurnit ka vendosur së fundi se afatet ligjore janë të detyrueshme. Siguruesit nuk mund të devijojnë prej tyre.
Një burrë nga Kantoni Glarus ishte ankuar për këtë, transmeton albinfo.ch. Ai, për shkak të problemeve shëndetësore ishte detyruar të shtynte një udhëtim të planifikuar me balonë fluturuese.
Meqenëse kuponi ishte i vlefshëm vetëm për dy vjet sipas kushteve të përgjithshme të ofruesit, ky i fundit kërkoi i kishte kërkuar një tarifë shtesë për zgjatjen e vlefshmërisë së kuponit.
Ankuesi doli të kishte të drejtë në gjykatë: Kuponi në fjalë për një udhëtim me fluturake është i vlefshëm për dhjetë vjet. Kjo periudhë nuk duhet të shkurtohet në dëm të klientit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













