Shkurt.ch
Gjykata merr vendim për 75-vjeçaren zvicerane që vrau 7-vjeçarin kosovar
Pak ditë pas vrasjes së 7-vjeçarit në Bazel, ku një grua e moshuar me probleme mendore Ilias Mahmutin e preu me thikë në fyt, Bazeli vazhdon të mbetet i tronditur nga ngjarja.
Komisioneri për krime në Bazel, Peter Gill, ka bërë të ditur se gruaja është tani në paraburgim, ndërkaq masa e cila iu është caktuar është tre muaj, por mund të ndryshohet nëse ka kërkesë. 75-vjeçares gjithashtu po i bëhet vlerësimi psikiatrik.
Pas sulmit me thikë, 75-vjeçarja lajmëroi policinë, ndërkaq, zyra e prokurorisë nuk ka dashur të komentojë rastin në detaje, duke konfirmuar vetëm se ajo kishte njoftuar disa persona e institucione për krimin me anë të telefonit, pasi që kreu sulmin.
Psikiatri i gjykatës, Josef Sacsh, ndërkaq, nuk ka treguar se a e bëri gruaja këtë krim vetëm për t’u bërë e famshme, duke thënë se kjo momentalisht mund të mbetet vetëm një spekulim. Por, për të megjithatë ka edhe dy shpjegime të mundshme: ose e ka bërë nga frika se mund të ndiqet nga autoritetet për shkak të borxheve ose është vrasje e motivuar ideologjikisht, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
E dyshuara kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.
Gruaja momentalisht është në ekzaminime psikiatrie, ndërkaq ende nuk dihet se nga cila sëmundje mendore vuan.
Dyshimet se mund të ishte parandaluar sulmi, ende nuk janë zbuluar. Ndryshe, të shtunën në Bazel u mbajt edhe një marsh, ku morën pjesë qindra njerëz që dënuan aktin makabër.
Lamtumira e fundit 7-vjeçarit iu dha të shtunën, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën