Kosova
Gjykata Speciale del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dalë me një sqarim lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili për shkak të shëndetit të dobët është duke u trajtuar në spital.
Sipas njoftimit, në momentin kur është bërë kërkesa rrethanat e babait të Thaçit ishin ndryshe nga ato që raportohet tani në media.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur të bëjnë kërkesa për vizitë paraburgimi në Kosovë tek Paneli ose Kolegjet kompetente të gjyqtarëve, kur ka arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë, bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa. Në kohën kur kërkesat e zotit Thaçi janë bërë më 28 janar, gati dy javë më parë, siç pasqyrohet në kërkesat, rrethanat e babait të z. Thaçi ishin ndryshe nga ato që raportohet sot në media”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për RTK-në, transmeton albinfo.ch.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se deri më sot, kanë lehtësuar 12 vizita të paraburgimit në Kosovë për të paraburgosurit për arsye detyruese humanitare, duke përfshirë dy vizita nga Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih











