Kosova
Gjykata Speciale fton edhe ish-komandantin, Sami Lushtaku
Gjykata Speciale ka vazhduar me ftesa të tjera për të intervistuar persona që mund të lidhen me aktakuzat e tyre. Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, shkruan albinfo.ch
“Me autorizimin e klientit tim ju njoftoj se Lushtaku ka pranuar një ftesë që më 14 janar 2019 të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Sami Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën është duke e hetuar”, ka thënë avokati Koci.
Edhe Nazif Mehmeti, i njohur si komandant Dini, është i ftuari tjetër, ka konfirmuar avokati Tahir Rrecaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












