Lajme
Gjyqtarët në Britani nuk mund të bllokojnë më dëbimin e emigrantëve
Gjyqtarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të jenë më në gjendje të bllokojnë dëbimet e emigrantëve, pasi kryeministri Rishi Sunak u dorëzua përpara konservatorëve ekstremistë që kishin kërcënuar se do të rebeloheshin nëse ligji që ndalon varkat e vogla të kalojnë Kanalin e La Manshit nuk do të ashpërsohej.
Qeveria ka rënë dakord të ndryshojë draftin e saj për emigracionin ilegal për t’u lejuar ministrave të injorojnë ndërhyrjet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që përpiqet të ndalojë dëbimet nga territori i Britanisë së Madhe.
I njohur si “Rregulli i 39 Urdhrave”, drafti ishte kritikuar nga ligjvënësit konservatorë pasi një gjyqtar nga Gjykata e Strasburgut pezulloi dëbimin e parë që do të realizohej në qershor, me emigrantët që do të dërgoheshin me avion në Ruanda.
Një lëshim i dytë që kryeministri Sunak u bëri deputetëve rebelë do të parandalojë gjykatat britanike nga lëshimi i urdhëresave për të ndalur largimin e emigrantëve, përveç rasteve kur bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Për të arritur qëllimin e tyre, disa deputetë të linjës së ashpër të konservatorëve i bënë thirrje qeverisë që të shkëpuste Mbretërinë e Bashkuar nga pjesëmarrja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Por ekspertët ligjore kanë paralajmëruar kundër planeve për të injoruar gjykatat evropiane, ndërsa disa ligjvënës kanë deklaruar se ligji mund të rrëzohet kur të kalojë për votim në Dhomën e Lordëve.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











