Lajme
Gjysma e evropianëve, të pakënaqur me masat e BE-së ndaj COVID-19
Gjysma e evropianëve nuk janë të kënaqur me masat e marra nga Bashkimi Evropian në luftën kundër pandemisë së virusit korona, ndërsa 48% janë të kënaqur, tregojnë rezultatet e sondazhit të Eurobarometrit të botuara sot.
Hulumtimi tregon se më të pakënaqurit janë qytetarët e Gjermanisë, ku 63% e të anketuarve deklaruan se besojnë se BE nuk iu përgjigj mirë pandemisë.
Francezët pasojnë me 60 për qind dhe grekët me 58 për qind të qytetarëve të pakënaqur, raporton Politico.
Më të kënaqurit me mënyrën se si BE menaxhoi pandeminë janë danezët, 81 për qind, e ndjekur nga Holanda me 74 për qind dhe Malta me 73 për qind.
Studimi u krye në mars dhe prill, kur vaksinimi në BE ishte prapa Britanisë së Madhe dhe SHBA.
Përkundër pakënaqësisë me përgjigjen e Brukselit ndaj pandemisë, 74 për qind e të anketuarve ende besojnë se BE duhet të ketë më shumë kompetenca në luftën kundër krizave të tilla si një pandemi, por ky numër është pak më i ulët se në sondazhin e fundit të kryer vjeshtën e kaluar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














