Sport
Golashënues i dyfishtë, Shqiprim Thaqaj, më meritori për fitoren
Përpos dy golave të shënuar, ai tregoi edhe një lojë të mrekullueshme gjatë gjithë ndeshjes.
Futbollisti shqiptar i FC Klingnau, Shqiprim Thaqaj ka një meritë të madhe në fitoren e ekipit të tij 4:2, kundër ekipit të FC Suhr. Përpos dy golave të shënuar, ai tregoi edhe një lojë të mrekullueshme gjatë gjithë ndeshjes.
Por, në një intervistë të dhënë për “Aargauer Zeitung”, ai nuk është ndjerë si futbollist i ndeshjes, pasi në ekipin e tij rregullisht mbretëron kolegialitet i shkëlqyeshëm. “Ishte një performancë e mirë dhe në këtë mënyrë arritëm ta fitojmë finalen e Kupës me rezultat 4:2. Në rolin e sulmuesit, natyrisht se duhet pritur shënim i golave, mirëpo nuk jam ai i mëparshmi. Për fat të mirë, sot arrita të shënoj gola”, ka pohuar Shqiprimi, transmeton Albinfo.ch.
Më tej, duke spjeguar për rrjedhën e lojës, Shqiprimi ka bërë të ditur se këtë sukses do ta festojnë në Cyrih. Në fund të intervistës, ai ka rrëfyer edhe për qëllimet e ekipit që të luaj sa më mirë që është e mundur pasi në te ka shumë lojtarë të rinj të cilët duhet t`i dëshmojnë kualitetet e tyre.
Ndryshe, me fitoren 4:2 ndaj FC Suhr, ekipi FC Klingnau e ka fituar Kupën e Kantonit Aargau për dy herë brenda tre viteve. Në këtë ekip ka edhe disa futbollistë shqiptarë në mesin e të cilëve: Nexhdet Gusturanaj, Arbnor Gjokaj, Brahim Maloki, Arlind Hashani, Besnik Golaj, Edmond Bektashi, Arjanit Kabashaj dhe Florian Adili.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













