Futboll
Golat dhe asistimet e futbollistëve shqiptarë në Zvicër
Ermir Lenjani dhe Benjamin Kololli shënuan sërish për skuadrat e tyre
Edhe në këtë xhiro të Superligës zvicerane, futbollistët shqiptarë ‘kanë thënë’ fjalën e tyre.
Ermir Lenjani shënoi në këtë xhiro, pas asistimit të bukur nga Bastien Toma, futbollisti tjetër shqiptar te Sioni, që pësoi në fund nga Young Boys 3:2, shkruan albinfo.ch.
Lenjani realizoi në minutën e 17-të pas asistimit perfekt nga Bastien Toma. Ai realizoi brenda zonës si një sulmues i vërtetë, derisa mori pjesë edhe në aksionin e golit të dytë. Ky ishte goli i dytë i Lenjanit në këtë sezon, derisa Toma ka pesë asistime. Toma luajti 84 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Baseli mundi Grasshoppers 3:1 në udhëtim, ku vëllezërit Arlind dhe Albian Ajeti u ndeshen kundër njëri-tjetrit. Për Baselin nga minuta e parë luajti edhe Taulant Xhaka. Arlindi luajti 45 minuta, kurse Albiani 72 (asistoi në golin e parë), derisa Xhaka 90 minuta. Për Graschoppers luajti 90 minuta Nedim Bajrami.
Benjamin Kololli po vazhdon me gola në Superligën zvicerane. Ai realizoi për Zurichun, por u mposhtën nga St. Gallen 3:2.
Toni Domgjoni e Kololli luajtën titullarë për Zurichun, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 79-të.
Idriz Voca me Luzernin fituan si mysafir me rezultat 2:1 kundër Xamaxit. Voca u paraqit 90 minuta, kurse Arbenit Xhemaili nga minuta e 46-të dhe Samir Ramizi në çastet e fundit u inkuadrua për Xamaxin.
Në Ligën e Parë, Taulant Seferi ka shënuar për Wintethurin golin e pestë këtë sezon.
Superliga e Zvicrës
St. Gallen-Zurich 3:2
Xamax-Luzern 1:2
Lugano-Thun 2:1
Young Boys-Sion 3:2
Grasshoppers-Basel 1:3
Tabela
- Young Boys 12 31
- Basel 12 20
- Thun 12 18
- Zurich 12 17
- St. Gallen 12 17
- Lugano 12 16
- Luzern 12 15
- Sion 12 11
- Grasshoppers 12 11
- Xamax 12 10
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













