Futboll
Toma: Nuk jam duke menduar për asgjë tjetër, pos Zvicrës
Bastien Toma, lojtari shqiptar i skuadrës belge Genk, ka folur në një interviste për “SRF”, rreth të ardhmes së tij.
21-vjeçari, i cili ketë sezon u transferua te skuadra belge Genk nga Sioni i Zvicrës, është shprehur në një intervistë për “SRF” se as nuk është duke menduar për Kosovën.
Ai e ka vetëm një dëshirë, të luajë për kombëtaren A të Zvicrës, pasi që tani është pjesë e grupmoshave U21.
Shqiptari, i kërkuar gjithmonë nga Kosova, në kualifikime për ‘EURO 2021’, në nëntë ndeshje ka arritur të asistojë gjashtë herë.
Ai konsiderohet që ka aftësi të mëdha për driblim, lojë inteligjente dhe një vizion të shkëlqyer.
Gjithashtu posedon pasaportën e Kosovës, ka pasur kontakte të vazhduara me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, por Toma siç duket e ka refuzuar atë.
Toma, për Kosovën, është vetëm ëndërr, pasi dëshira e 21-vjeçarit është t’i bashkohet Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
“Unë e kam diskutuar me familjen time dhe nuk e ndjej asnjë lloj presioni. Momentalisht nuk mendoj për asgjë tjetër, pos Zvicrës”, u deklarua Toma.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













