Futboll

Goli i Asllanit, më i miri i muajit nga Interi

“Ishte i pari dhe fitoi çmimin GOLI I MUAJIT”, shkruan Interi

Kristjan Asllani ka shënuar vetëm një gol, por ishte një gol i bukur, shkruan albinfo.ch.

4 marsin Asllani do ta mbajë mend gjatë. Pikërisht në atë mbrëmje magjike mesfushori shqiptar realizoi golin e parë me Interin, në sfidën ndaj Genoas.

Në publikimin e bërë në rrjetet sociale, Interi ka bërë me dije se goli i Asllani është vlerësuar si “goli i muajit”.  “Ishte i pari dhe fitoi çmimin GOLI I MUAJIT”, shkruan Interi.

Konkurrenca e madhe në mesfushën e skuadrës nga Milano nuk ka demotivuar aspak Asllanin, i cili ka treguar cilësitë e tij, sa herë është aktivizuar nga trajneri Inzaghi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)