E-Diaspora

Gostivari merr rreth 5 milion euro grant nga Zvicra

Një grant i cili do të ndihmoj në rrëgullimin e infrastrukturës së ujësjellësit në Komunën e Gostivarit është dhuruar nga ana e Zvicres.

Një grant vlera e së cilës është 4.6 milion euro i janë dhënë Komunës së Gostivarit nga ana e Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike.

Ky grant i është dhënë Komunës së Gostivarit për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë, shkruan Albninfo.ch.

Në Ministrinë e Financave gjatë ditës së sotme është nënshkruar marrëveshje me të cilën ky grant vendoset në dispozicion të komunës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareskim, drejtori i NP Higjiena në Gostivar Isak Lazami dhe përfaqësueses seë bankës KFV, e cila është administratore e mjeteve grantit, Rene Eskeman.

Sipas Ministrisë së Financave, investimet për përmirësim të infrastrukturës në Gostivar kapin vlerën e 7.2 milion eurove.

Krahas grantit nga Zvicra, Gostivaro për realizimin e këtij projekti do të marrë edhe 250 mijë euro grant nga banka KFV, si dhe një hua nga Qeveria në vlerë prej 1,7 milionë euro.

Po ashtu Komuna e Gostivarit do të marrë pjesë me mjete vetanake në projektin prej 682 mijë euro.

Mjetet grant për projekte komunale nga banka KFV do të ndahen edhe për komunat Radovish dhe Kavadar, qëndron në kumtesën e Kabinetit të ministrit të Financave.