Lajme
Granit Xhaka, pas Botërorit, hyn në botën e modës
Granit Xhaka tashmë ka hyrë edhe në botën e modës me kompaninë e Lucernit Jucan × Xhaka, përshkruhet në faqet e Handelszeitung, përcjell albinfo.ch.
Sipas informatave, në regjistrin tregtar të kantonit të Lucernit zbulon se kompania u themelua në Horw më 18 nëntor.
Emri i Xhakës është i pranishëm në bordin drejtues të kompanisë që synon “tregtimin e tekstileve dhe mallrave të të gjitha llojeve”.
Nuk dihet ende emri me të cilin do të tregtohet marka, por në kompani emri i kampionit të futbollit lidhet me atë të Johannes Ucan, një sipërmarrës aktiv në sektorin e modës.
Roli i Xhakës, i cili aktualisht është në mes të Kupës së Botës në Katar, shkon përtej atij të ambasadorit, sqaroi Uçan: “Granit Xhaka është bashkëpronar i kompanisë. Ne jemi miq prej vitesh”. Një koleksion do të prezantohet në pranverën e vitit 2023, specifikon artikulli.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre














