Kuriozitete
Gratë janë mjeke më të mira!
Këtë e thonë shkencëtarët në Universitetin e Minesotës. Sipas tyre, për jetën apo vdekjen mund të vendoset nëse duhet të trajtoheni nga një grua apo një burrë
Për vite të tëra, studimet kanë treguar se mjekët femra dhe meshkuj dallojnë në praktikën e tyre të trajtimit në mënyrë të konsiderueshme nga njëri-tjetri: rezultatet e studimeve të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, tregojnë se gratë i mbajnë në mënyrë rigoroze udhëzimet klinike për pacientët e tyre dhe i këshillojnë më me kujdes. Se këto dallime në rastin më të keq mund të vendosin edhe për jetë a vdekje, shkencëtarët në Universitetin e Minesotës tani duan ta dëshmojnë, transmeton albinfo.ch.
Studimi i tyre, i cili u zhvillua gjatë dy dekadave, te më shumë se 580.000 pacientë me probleme të zemrës dhe pacientët nga Florida, ka treguar: Pacientët femra vdesin në mënyrë të konsiderueshme më shpesh, kur ata janë të trajtuar nga mjekët meshkuj, shkruan “Friday-Magazine”, përcjell Albinfo.ch.
“Normat e mbijetesës kanë qenë dy deri në tre herë më të larta kur pacientët janë kontrolluar nga mjeket”, kanë konstatuar shkencëtarët. Që në vitin 2016, një studim i Universitetit të Harvardit erdhi në të njëjtin përfundim. A mund të jetë e vërtetë se gratë janë mjeke më të mira?
E pra është e mundur, siç shpjegon kardiologjia dhe bashkautorja e studimit dr. Nieca Goldberg nga “Joan H. Tisch Center for Women’s Health”, në një intervistë me “New York Times”: “Sigurisht, mjekët si femra dhe meshkuj bëjnë përpjekje për të shpëtuar pacientët e tyre”, thotë shkencëtarja, transmeton Albinfo.ch.
“Por, edhe pacientet e mia bëjnë trajtim mjekësor tek mjeket, pasi kolegët meshkuj iu kushtojnë shumë pak kohë”. Nuk mjafton vetëm për të bërë një diagnozë të saktë dhe për të diskutuar detajet mjekësore. Pacientët duan të dëgjohen dhe të ndihen të kuptuar në frikën e tyre, vazhdon mjekja.
Rezultatet nga Florida e kanë konfirmuar këtë fenomen. Edhe pse shkencëtarët ende nuk duan vërtet të angazhohen për arsye të veçanta, ata dallimet në komunikim i quajnë, si një shpjegim i mundshëm për dallimet drastike “Kjo mund të jetë arsyeja që mjeket më mirë të komunikojnë dhe të dëgjojnë, dhe më pak të ndërpriten nga pacientët e tyre më pak”. Ato janë të ndjeshme dhe bisedën me pacientin e marrin seriozisht deri në detajet më të vogla, e që mund të shpëtojë jetë.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës Disa qindra njerëz u dyndën në kampusin e Universitetit të Lozanës të shtunën për të mbështetur...
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard