Kosova

Gratë nga Zvicra ndihmojnë familjet që kanë nevojë në Kosovë

Së fundi ishin edhe dy gra shqiptare me banim në Zvicër, që kanë ndihmuar familjet me nevojë në Kosovë

Mërgimtarët vazhdojnë të japin ndihma në Kosovë, në sektorë të ndryshëm dhe aty ku ka më së shumti nevojë.

E sigurisht se nevojë më shumë tani kanë familjet me të ardhura jo të mira, në prag të dimrit.

Si gjithmonë Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” vazhdon t’i ndihmojë këto familje, me anë të donacioneve të ndryshme që vijnë, shkruan albinfo.ch.

Së fundi ishin edhe dy gra shqiptare me banim në Zvicër, që kanë ndihmuar familjet me nevojë në Kosovë.

“Karvani ynë humanitar ka vazhduar në komunën e Gjilanit dhe Prizrenit, ku i ndihmuam 11 familje nevojtare. Gjetëm familje me kushte shumë të rënda dhe të vuajtura nga varfëria. Pothuajse të gjitha familjet kërkesat ishin të njëjta, strehimi dhe nevoja shumë e madhe për dru. Donatorë të këtij aksioni janë, Adelina Nimanaj me banim në Zvicër, Burim dhe Altin Shala, Shukrije Hasani, Razije Mimini me banim në Zvicër dhe Arbnore Gashi me banim në Francë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.