Fotolajmi
Gratë protestojnë kundër dhunës në Këln
Disa qindra gra u mblodhën të shtunën në mesditë në Këln për të protestuar kundër dhunës ndaj grave që kishte ndodhur për Vitit e Ri.
Me pankarta me mbishkrimet: “Jo do të thotë jo“ , „Ky është ligji ynë“ … Mos iu afroni …. „Jo dhunës ndaj grave“”, gratë në këtë qytet gjerman perëndimor kanë kërkuar nga autoritetet të dëgjohet zëri i tyre.
Njëqind ekipe policore të përforcuara u vendosën të shtunën në vende të ndryshme në Këln, me një total prej 1700 policëve, tha një zëdhënës për mediat në Këln.
Në të njëjtën kohë, në fillim të pasdites, jo shumë larg nga forcat shumta policore, rreth një mijë përkrahës të majtë ishin mbledhur në anën tjetër të sheshit kryesor në Këln me mbishkrimet: “Refugjatët janë të mirëpritur”.
Në sheshin e njëjtë me rastin e festimeve të Vitit të Ri janë regjistruar raste të dhunës, grabitje dhe disa raste të dhunimit seksual .
Nga 32 të dyshuarit e identifikuara nga policia në Këln, 22 ishin azilkërkuesit nga Afrika dhe vendet arabe, tha Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.
Për shkak të sulmeve të ngjashme në Hamburg, Shtutgart dhe Berlin ka „shpërthyer“ debati mbi politikën e migracionit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore










