Lajme

Shtatzënat në Zvicër mund të marrin vaksina nga java e 12-të e shtatzënisë

Çdo grua shtatzëne në Zvicër tashmë ka të drejt,ë të vaksinohet. Komisioni Federal për Vaksinimet (CVF) po këshillon të gjitha gratë shtatzëna që të marrin injeksionin nga java e 12 -të e shtatzënisë, transmeton albinfo.ch.

Gratë shtatzëna që vaksinohen, përveç imunitetit që rrisin për vete, ndikon edhe te fëmja që të ketë imunitetet më të lartë thonë ekspertët e shëndetit.

Ky rekomandim është bërë sepse gratë shtatzëna shpesh kanë një rrjedhë më të rëndë të sëmundjes sesa njerëzit e tjerë, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Kryetari i CVF, Christoph Berger, vuri në dukje se një grup provash në rritje tregojnë se përfitimet e vaksinimit të grave shtatzëna tejkalojnë rreziqet, dhe gratë shtatzëna që nuk vaksinohen kanë një rrezik në rritje për të përfunduar në spital dhe madje edhe në kujdes intensiv. Ekziston edhe rreziku i abortit nëse Covid përfshin një grua shtatzëne, ndërsa nëse është e vaksinuar, thuhet se gjasat janë të pakta që të ketë probleme. /Albinfo.ch