Kosova
Greqia do ta përkrahë Kosovën në rrugën euro-atlantike
Albin Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë
Sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Dendias për rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku vota greke ka qenë përcaktuese për pranim, por edhe për votimin për pranim në Bankën Qendrore Evropiane, Frankofoni e Komisionin e Venecies.
Nga ana tjetër, ministri Dendias shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Kosovën dhe për investime të reja. Duke pasur parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët të rajonit, ministri i Jashtëm grek tha se Greqia është shumë e interesuar të rrisë bashkëpunimin kulturor me Kosovën. Ai u interesua të dijë edhe për ecurinë e procesit të ri të dialogut.
Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që...
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e çokollatës do të rriten Adhuruesit e çokollatës kini kujdes – rritjet e mëdha të çmimeve po vijnë. Produktet e çokollatës...
-
Hodhi para nga droni, dënohet influencuesi në Zvicër
-
Sunrise, ofruesi i dytë më i madh i telekomit në Zvicër do të rrisë çmimet
-
Banorët e Zvicrës që bëjnë blerje jashtë vendit do të paguajnë më shumë TVSH-në e tyre
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër