Lajme
Grevat në aeroportet e Evropës mund të ndërpresin udhëtimet verore
Grevat e stafit të aeroporteve dhe linjave ajrore në Evropë mund të ndërpresin udhëtimet gjatë verës, kur numri i udhëtarëve në mbarë botën po rritet ngadalë në nivelet para pandemisë.
Sipas Reuters, që nga viti i kaluar grevat kanë detyruar linjat ajrore evropiane të anulojnë mijëra fluturime për të shmangur radhët e gjata në aeroportet kryesore.
Sipas të dhënave nga AirHelp, anulimet dhe vonesat e fluturimeve më shumë se tri orë në Evropë u rritën në krahasim me vitin 2022. Në Britani, rreth 1,400 punonjës të sigurisë në aeroportin Heathrow po planifikojnë greva të mëtejshme në maj, 10 ditë pasi një grevë e stafit të aeroportit përfundoi në fillim të këtij muaji.
Aeroportet në Dusseldorf, Hamburg, Këln dhe Bon ishin pothuajse bosh sot, gjatë ditës së parë të grevës së punonjësve të sigurisë në ato aeroporte, të thirrur nga sindikata gjermane Verdi.
Rreth 100,000 pasagjerë pritet të preken nga ato greva./Euronews
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar












