Lajme
Gripi, kërcënimi më i madh për shëndetin global, thonë shkencëtarët
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2020/09/427131133_highres.jpg)
Shkencëtarët kanë thënë se gripi është ende kërcënimi më i madh për shëndetin global. Organizata Botërore e Shëndetësisë i frikësohet përhapjes së një lloji të gripit të shpendëve.
Shkencëtarët thonë se gripi është shkaktari më i mundshëm për pandemitë e reja në të ardhmen.
Një studim ndërkombëtar, i cili do të publikohet javën e ardhshme, zbulon se 57 për qind e epidemiologëve dhe virusologëve besojnë se një lloj gripi i shpendëve do ta shkaktojë pandeminë e ardhshme, raporton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Besimi se gripi është kërcënimi më i madh pandemik bazohet në hulumtimet afatgjata që tregojnë se virusi po evoluon dhe po ndryshon vazhdimisht, thotë John Salmanton-Garcia nga Universiteti i Këlnit.
“Çdo dimër është sezon gripi. Ne mund t’i shpjegojmë ato si pandemi të vogla. Ato pak a shumë të kontrolluara, sepse llojet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë sa duhet virulente, por jo gjithmonë do të jetë kështu”, shpjegon Salmanton-Garcia.
Detajet e studimit, i cili përfshin kontribute nga 187 shkencëtarë, do të prezantohen në kongresin e Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive në Barcelonë fundjavën e ardhshme.
Njëzet e një për qind e shkencëtarëve të kërkimit besojnë se shkaku i pandemisë së re do të jetë gjithashtu një virus – i quajtur “sëmundja X” – që ende nuk është i njohur për shkencën. Ata besojnë se do të jetë një mikroorganizëm ende i pazbuluar që do të shfaqet papritur, si Sars-Kov-2 – shkaku i pandemisë 2019.
“Gripi mbetet kërcënimi më i madh për sa i përket potencialit të tij pandemik në sytë e shumicës dërrmuese të shkencëtarëve”, shton Salmanton-Garcia.
Javën e kaluar, OBSH paralajmëroi për përhapjen alarmante të llojit H5N1 të gripit që ka shkaktuar miliona raste të gripit të shpendëve në gjithë planetin. Përhapja e tij filloi në vitin 2020 dhe çoi në miliona vdekje ose vrasje të shpendëve, si dhe në vdekjen e miliona shpendëve të egër.
Kohët e fundit, virusi është përhapur te gjitarët, përfshirë kafshët, dhe raste janë raportuar në 12 shtete të SHBA-së, duke shkaktuar frikën e një përhapjeje të mundshme te njerëzit. Sa më shumë lloje gjitarësh që virusi arrin të infektojë, aq më shumë shanse ka të evoluojë në një lloj të rrezikshëm për njerëzit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n